Një aksident tragjik ka bërë që 21 persona të humbasin jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Egjiptin Jugor. Viktimat po udhëtonin me një autobus, i cili po tentonte të parakalonte një kamion në autostradë. Mes të vdekurve ishin edhe dy shoferët, ndërkohë, kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Zyra e prokurorit publik të vendit tha se rruga ishte duke u rikonstruktuar dhe se nuk kishte drita ose shenja të trafikut.
Egjipti ka një rekord të dobët të sigurisë në transport. Aksidentet shkaktohen kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.
© SYRI.net