Pas 20 vitesh, forcat e NATO-s do të largohen nga Afganistani

Pas 20 vitesh, forcat e NATO-s do të largohen nga Afganistani

23:30, 14/04/2021

Trupat e NATO-s do të tërhiqen nga territori i Afganistanit deri në datën 11 Shtator të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken përgjatë një vizite zyrtare në Gjermani.

Lajmi i tërheqjes ka një rëndësi shumë të madhe gjeopolitike teksa SHBA-të dhe aleatët e saj euro-atlantikë ndodhen në shtetin afgan që prej vitit 2001 dhe largimi i cili ishte paralajmëruar prej disa vitesh nënkupton se për herë të parë në rajon, nuk do të jetë prezenca e forcave perëndimore që do të garantojnë paqen dhe sigurinë.

Sipas “Reuters” rreth 7000 ushtarë jo-amerikanë të NATO-s, ndodhen në Afganista së bashku me 2500 trupa amerikanë. Ndonëse më të paktë në numra se kolegët e tyre europianë, ishin ushtarakët e lartë amerikanë që drejtonin operacionet dhe trajnonin forcat e NATO-s në rajon.

Sipas Blinken, prezenca e NATO-s në Afganistan ka përmbushur objektivat e saj dhe tashmë ka më shumë kosto se benefite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco