Danimarka është bërë një ndër vendet e para të Europës që ka pezulluar përgjithmonë përdorimin e vaksinës së kompanisë anglo-suedeze, Astrazenica.
Vendimi erdhi pas raporteve gjithnjë e në rritje të rasteve të trompozës tek personat që u injektuan me medikamentin anti-Covid.
Gjatë konferencës për shtyp, teksa ministri danez po shpaloste planet që do të ndërmerren në të ardhmen nga qeveria për vaksinën AstraZeneca, ndodhi e papritura. Zyrtares së Lartë të Shëndetësisë i ranë të fikët duke shqetësuar jo pak personat e pranishëm në konferencë.
Sipas autoriteteve, zyrtarja u përmend pak çaste më vonë dhe është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.
© SYRI.net