Edhe pse i fitoi zgjedhjet në Bullgari, Borissov nuk do të jetë sërish kryeministër

Edhe pse i fitoi zgjedhjet në Bullgari, Borissov nuk do të jetë sërish kryeministër

16:11, 14/04/2021

Pasi fitoi zgjedhjet parlamentare, kryeministri shumëvjeçar bullgar, Boyko Borissov njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandat të ri.

Megjithëse fitoi zgjedhjet, partia GERB nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë e re.

Partia ka qenë në pushtet në Bullgari për pjesën më të madhe të dekadës së kaluar, por humbi një të pestën e vendeve në zgjedhjet e 4 prillit mes pakënaqësisë publike për korrupsion që rezultoi në ndarje në parlament, njoftoi usnews.

Borissov konfirmoi se GERB do të fillojë bisedimet me partitë e tjera në mënyrë që të përpiqet të marrë mbështetje mjaft të fortë për formimin e qeverisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Nuk është e drejtë të ndash kombin, kështu që unë do të propozoj një kandidat tjetër për kryeministër të orientuar drejt BE-së dhe NATO-s”, tha ai në një bisedë me gazetarët, por nuk pranoi të tregonte emrin e kryeministrit të ri.

Nëse GERB dështon të formojë një qeveri, mandati do t’i jepet partisë së re të prezantuesit televiziv Slava Trifonov, e cila është anti-sistemike, në të kundërtën do të ketë zgjedhje të reja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco