Kremlini dyshues për samitin Putin-Biden, thërret kundër sanksioneve

Kremlini dyshues për samitin Putin-Biden, thërret kundër sanksioneve

16:04, 14/04/2021

Rusia ka bërë të ditur të mërkurën se është ende tepër herët që të flitet konkretisht rreth propozimit të presidentit amerikan, Joe Biden, për një takim me liderin rus, Vladimir Putin.

Me këtë rast, Kremlini ka paralajmëruar Washingtonin që të mos i vendosë sanksione të reja Moskës.

Në një bisedë telefonike të martën, Bideni ka propozuar mbajtjen e një samiti me liderët rusë dhe ukrainas, ndërsa i ka bërë thirrje Moskës që t’i ulë tensionet në rajonin kufitar, të nxitura nga grumbullimi ushtarak i Rusisë.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë kanë prekur pikën më të fundit që prej kohës së pas Luftës së Ftohtë, pasi që Bideni e kishte quajtur Putinin “vrasës” gjatë një interviste muajin e kaluar.

Pas kësaj, Rusia ka thirrur për konsultime ambasadorin e saj në Washington. Qysh nga ajo kohë, ambasadori rus ende nuk është kthyer në krye të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco