Vdes në burg, mashtruesi më i madh i kohëve moderne në SHBA

Vdes në burg, mashtruesi më i madh i kohëve moderne në SHBA

15:48, 14/04/2021

Ka ndërruar jetë, Bernard Madoff, organizatori i mashtrimit më të madh të investimeve në historinë e SHBA, duke shkatërruar dhjetëra mijëra klientë me më shumë se 65 miliardë dollarë.

AP, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se ai vdiq për shkaqe natyrore. Ai do të kishte mbushur 83 vjeç në 29 Prill.

Madoff po vuante një dënim prej 150 vjetësh  në Butner, Karolina e Veriut, ku ai po trajtohej për sëmundje e veshkave.

Madoff u deklarua fajtor në vitin 2009 për organizimin një skemë që hetuesit thanë se nisi në fillim të viteve 1970 dhe mashtroi deri 37,000 njerëz nga 136 vende gjatë 4 dekadave deri në kohën që skema ‘Madoff’ u shkatërrua në 11 Dhjetor 2008.

Ndër viktimat e Madoff ishin regjisori Steven Spielberg, aktori Kevin Bacon, ish-pronari e New York Mets, Fred Wilpon, fituesin e Çmimit Nobel të Paqes, Elie Weisel - dhe investitorët e zakonshëm, si Burt Ross, i cili humbi 5 milion dollarë në këtë skemë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco