Detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të gazetarit grek George Karaivazpara kanë dalë në dritë.
Sipas mediave greke në vrasjen e gazetarit kanë marrë pjesë tre grupe njerëzish.
Grupi i monitorimit, grupi i vrasjes dhe grupi që ka ndihmuar autorët të arratisen.
Nga pamjet e një video të publikuar së fundi vetëm 4 minuta pas vrasjes së gazetarit shihet njëri nga dy autorët e përfshirë në ngjarje.
Nga pamjet e regjistruara në rrugën Agiou Dimitriou , afër pikës së ekzekutimit, duket një skuter i ngjashëm me atë të vrasësve që po kalon.
Ndërkohë policia bën me dije se deri më tani pista e hetimit është fokusuar në zbulimin dhe identifikimin e tre grupeve të bashkëpuntorëve që kanë marrë pjesë në ekzekutim.
© SYRI.net