Ngjarja e rëndë e ndodhur në Mamurras ditën e sotme, ku një person qëlloi mbi dy policë dhe një qytetar duke i lënë të plagosur, ka vënë në lëvizje edhe strukturat e policisë.
Sipas burimeve të Syri Tv në këto momente policia ka shoqëruar disa persona, dëshmitarë okular dhe jo.
Sipas të njëjtave burime, nga të shoqëruarit janë edhe të afërm të ish-deputetit.
Policët e plagosur janë Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja.
Konflikti sipas burimeve nga terreni ka nisur pasi policia kishte ndaluar një makinë, ku pas një debati personi brenda mjeti i afërt me një politikan të PS, ka qëlluar në këmbë ndaj dy efektivëve të policisë.
© SYRI.net