Një nxënës i vdekur dhe një polic i plagosur pas të shtënave në një shkollë

Një nxënës i vdekur dhe një polic i plagosur pas të shtënave në një shkollë

09:03, 13/04/2021

Të shtënat në një shkollë të mesme në Knoxville të hënën lanë një nxënës të vdekur dhe një oficer të plagosur, thanë zyrtarët e Tennessee.

 
 

Oficerët iu përgjigjën raporteve të një individi potencialisht të armatosur në Shkollën e Mesme Austin-East, tha drejtori i Byrosë së Hetimeve në Tennessee, David Rausch gjatë një konference shtypi.

Oficerët e gjetën individin në banjën e shkollës dhe e urdhëruan që të dilte jashtë. Ai nuk pranoi dhe pasi qëlloi, të paktën një oficer u përgjigj me zjarr, tha Rausch, raporton CNN.

I armatosuri i cili u identifikua si nxënës i shkollës, vdiq në vendin e ngjarjes, tha Rausch. Autoritetet thanë se nuk po e publikojnë emrin e studentit në këtë kohë.

Një oficer i Knoxville u qëllua të paktën një herë dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore atje tha policia.

Fillimisht, autoritetet thanë se oficeri kishte dëmtime jo-kërcënuese për jetën. Por në konferencën për shtyp të hënën vonë, Shefi i Policisë së Knoxville, Eve Thomas tha se oficeri i plagosur është në operacion dhe është në gjendje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco