Jordani, mbreti Abdullah dhe Princi Hamza shihen së bashku në publik

Jordani, mbreti Abdullah dhe Princi Hamza shihen së bashku në publik

17:31, 12/04/2021

Mbreti Jordan i Jordanisë dhe Princi Hamza u shfaqën së bashku sot për herë të parë që kur shpërthyen tensionet në këtë vend Aziatik, duke marrë pjesë në një ceremoni kushtuar 100 vjetorit të fitimit të pavarësisë.

Media shtetërore tregoi anëtarët e familjes mbretërore duke vendosur kurora me lule në monumentin e Heroit të Panjohur dhe në monumentet në Pallatin Ragdal në Aman, njoftoi Reuters .

Hamza u zotua për besnikëri ndaj Mbretit Abdullah të hënën, pas ndërmjetësimit të familjes mbretërore, dy ditë pasi ushtria e paralajmëroi atë të mos prishte stabilitetin dhe sigurinë në Jordan.

Të mërkurën, mbreti jordanez tha se qetësimi i Hamzës kishte patur sukses dhe se ai ishte "nën vëzhgimin e tij", si dhe familjet në pallatin mbretëror.

Mungesa e Hamza nga publiku pasi ai u drejtua me video në 3 Prill, duke thënë se ai ishte urdhëruar të qëndronte në shtëpi, çoi në spekulime se ku ndodhet në të vërtetë.

Një përçarje në familjen mbretërore në Jordan shpërtheu në 3 Prill kur media shtetërore raportoi se rreth 20 zyrtarë të rangut të lartë ishin arrestuar si pjesë e hetimeve të sigurisë, ndërsa gjysmë-vëllai i ri i monarkut në pushtet, Princi Hamza, pretendoi se ai ishte vendosur praktikisht nën arrest shtëpiak.

Ai deklaroi se ishte vizituar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe se i ishte thënë të mos dilte nga shtëpia dhe të komunikonte me të tjerët, sepse gjoja në takimet ku princi kishte marrë pjesë më parë, kishte kritika ndaj qeverisë ose Mbretit Abdullah.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco