VIDEO/ Shpërthen vullkani në Karaibe, paralajmërohen shpërthime të tjera

VIDEO/ Shpërthen vullkani në Karaibe, paralajmërohen shpërthime të tjera

16:11, 12/04/2021

Karaibet janë pushtuar nga një shpërthim vullkanik dhe ka gjasa të ketë shpërthime të mëtejshme, dhe rënie të hirit gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas BBC, vullkani “La Soufriere”, shpërtheu për herë të parë të premten, duke mbuluar ishullin në një shtresë hiri, si dhe detyroi 16 mijë njerëz të evakuonin nga shtëpitë e tyre.

Shpërthime më të vogla vazhduan gjatë fundjavës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe të furnizimit me ujë.

Zyrtarët e emergjencave e kanë përshkruar peisazhin si një “zonë beteje”.

“Vullkani vazhdon të ndodhë në mënyrë shpërthyese me prodhimin e sasive të bollshme të hirit”, tha Qendra e Kërkimit Sizmik të Universitetit West Indies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco