Pritet që qeveria britanike të njoftojë fillimin e nisjes së hetimeve për ish kryeministrin David Cameron lidhur me përpjekjet që ai ka bërë për të lobuar tek ministrat, për firmën e financave Greensill Capital.
Cameron është akuzuar dhe kritikuar gjithmonë për mesazhet që u dërgonte ministrave që të mbështesnin kompaninë që falimentoi në muajin Maj.
Sipas BBC, hetimi ndaj ish Kryeministrit pritet të jetë i pavarur dhe i ndërmarrë me kërkesë të zyrës së kabinetit qeveritar.
Ndërsa David Cameron deklaroi se nga ana e tij nuk ishte thyer asnjë kod i sjelljes apo i rregullave të lobimit.
© SYRI.net