Tmerr në Teksas: Fëmija tre vjeçar vret vëllaun foshnjë me armë

Tmerr në Teksas: Fëmija tre vjeçar vret vëllaun foshnjë me armë

15:16, 11/04/2021

Një 3 vjeçar që gjeti armën në apartament qëlloi vëllain e tij tetë muajsh në Hjuston në Shtetet e Bashkuara.

"Foshnja u qëllua në bark të premten në mëngjes," tha Ndihmës Shefi i Policisë Wendy Baimbridge.

Familja menjëherë e çoi foshnjën në spital, ku dhe ajo vdiq.

"Unë thjesht dua të përfitoj nga ky moment dhe t'u kërkoj prindërve dhe kujdestarëve të mos lejojnë që armët të vihen në dispozicion të askujt në shtëpi," tha ndihmësi i shefit të policisë, shkruan Guardian.

Hetuesit fillimisht nuk mund të gjenin armën e përdorur në të shtënat.

Sidoqoftë, ata arritën ta gjenin atë në një automjet që familjarët e përdorën për ta çuar foshnjën në spital.

 Ende nuk është përcaktuar nëse do të paraqitet ndonjë kërkesë për arrestim në këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco