Ekzekutimi mafioz i gazetarit, reagon presidentja KE-së

Ekzekutimi mafioz i gazetarit, reagon presidentja KE-së

22:01, 09/04/2021

“Vrasja e një gazetari është një akt i neveritshëm, frikacak”. Kështu është shprehur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në reagimin e saj për ekzekutimin e gazetarit grek, George Karaivaz.

“Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shkroi Ursula von der Leyen, duke shtuar se “mendimet e mia janë me familjen e George Karaivaz. Shpresoj se kriminelët do të sillen para drejtësisë së shpejti”.

Presidenti i Parlamentit Evropian po kërkon sqarime nëse vrasja e gazetarit George Karaivaz ka lidhje me punën e tij.

Konkretisht, David Sassoli shprehet: “I tronditur nga lajmi i vrasjes së gazetarit grek George Karaivaz. Hetimet duhet të sqarojnë urgjentisht nëse vrasja ka lidhje me punën e tij. Ngushëllimet tona më të ngrohta për familjen dhe miqtë e tij”.

Nënkryetari i Komisionit dhe Komisioneri për Vlerat dhe Transparencën, Viera Jurova, kërkon drejtësi për vrasjen e George Karaivaz.

“Jam thellësisht i tronditur nga raportet se gazetari George Karaivaz u qëllua në Athinë. Mendimet e mia janë me familjen dhe kolegët e tij. Drejtësia duhet të bëhet dhe siguria e gazetarëve duhet të garantohet”.

Më herët, zëdhënësja e qeverisë, Aristotel Peloni bëri një deklaratë në lidhje me vrasjen me gjakftohtësi të gazetarit.

Deklarata e zonjës Peloni është si vijon: “Vrasja e gazetarit George Karaivaz na tronditi të gjithëve. Autoritetet tashmë po hetojnë çështjen në mënyrë që të arrestojnë autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco