Dramë familjare: I riu vret të ëmën, pastaj var veten

Dramë familjare: I riu vret të ëmën, pastaj var veten

19:45, 09/04/2021

Një dramë familjare ka tronditur zonën e Mantovana të Italisë. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të enjten, para orës 13:00.

Siç bëhet e ditur, një 27-vjeçar mbyti nënën e tij 59-vjeçare dhe më pas telefonoi në 118. Por, para se të mbërrinin ekipet e emergjencës, ai i mori jetën edhe vetes.

Viktimat janë Luca Zapparoli dhe Licia Iori.

“Unë e vrava nënën time”, citohet të ketë thënë 27-vjeçari në telefonatën e bërë në 118, duke u vetëvarur menjëherë pas kësaj.

Ata u përpoqën ta telefononin mbrapsht, por ai nuk u përgjigj. Pasi u gjet gjurma e telefonatës, ambulancat dhe karabinierët shkuan në vendngjarje, por për të dy ishte tepër vonë, trupi i nënës ishte në dhomën e gjumit, djali ishte varur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco