Shkeli masat anti-Covid, gjobitet kryeministrja e Norvegjisë

Shkeli masat anti-Covid, gjobitet kryeministrja e Norvegjisë

15:08, 09/04/2021

Policia norvegjeze tha të premten se e ka gjobitur kryeministren e vendit, Erna Solberg, për thyerjen e masave anti-COVID-19, kur kjo e fundit organizoi një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e saj.

Sipas Reuters, asaj iu është shqiptuar gjoba në vlerë prej 2,352 dollarë, tha shefi i policisë, Ole Saeverud.

Kryeministrja kërkoi falje muajin e kaluar për organizimin e kësaj ngjarjeje për ditëlindjen e saj të 60-të me 13 anëtarë të familjes që zuri vend në një vendpushim malor në fund të shkurtit; pavarësisht se rregullat e ndalonin tubimin e më shumë se 10 njerëzve.

Derisa policia nuk do të kishte lëshuar një gjobë në shumicën e rasteve të tilla, kryeministrja ka qenë në krye të punës së qeverisë për të vendosur kufizime, tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco