Ministri gjerman i Shëndetësisë: Duhet të rikthejmë orën policore

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Duhet të rikthejmë orën policore

14:57, 09/04/2021

Gjermania duhet të vendosë masa në të gjithë vendin për të mbajtur nën kontroll  valën aktuale  të koronavirusit, tha ministri i saj i shëndetësisë, Jens Spahn.

“Ne kemi nevojë për një bllokim”, u tha Jens Spahn gazetarëve në një konferencë për shtyp, duke shtuar se rikthimi i orës policore mund të jetë i nevojshëm për të zvogëluar më tej kontaktet shoqërore.

Rreth 4,500 pacientë janë të shtruar në kujdesin intensiv në Gjermani, dhe sipas ministrit nëse numri i tyre rritet kjo do të përkeqësojë edhe më tepër sistemin shëndetësor në  vend.

Gjermania ka raportuar 2,951,829 raste dhe 78,473 viktima nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco