Ekspertët thonë se George Floyd ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit

Ekspertët thonë se George Floyd ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit

23:50, 08/04/2021
Amerikani George Floyd ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit, derisa ishte munduar me një gisht të kishte si pikë mbështetëse gomën veturës, që ishte pranë kur kishte ndodhur arrestimi i tij nga policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka deklaruar mjeku i kujdesit intensiv Martin Tobin, në seancën gjyqësore të ish-oficerit të policisë, Dereck Chauvin, të enjten.

Chauvin, ishte gjiruar derisa kishte qëndruar për nëntë minuta në qafën e Floyd, gjatë arrestimit. Ish-oficeri është në gjyq për vrasje dhe ka mohuar akuzat kundër tij.

Doktori i ka kundërshtuar argumentet e palës mbrojtëse të Chauvin, të cilët deklaruan se ilaçi “fentanyl” që përdoret si kurë e anestezisë, ishte shkaku që i ndjeri nuk ka pasë mundësi të merrte frymë.

Një raport i toksikologjisë i lëshuar në qershorin e vitit të kaluar thotë se Floyd kishte “fentanil” në trupin e tij.

Sidoqoftë, doktori tha se frymëmarrja e Floyd nuk ishte aq shumë e ngadalsuar si pasojë e ilaçit sa për të pasë humbje totale të oksigjenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco