Serbia blenë trena me shpejtësi deri në 200 km/h nga Zvicra, Beograd – Novi Sad për 30 minuta

Serbia blenë trena me shpejtësi deri në 200 km/h nga Zvicra, Beograd – Novi Sad për 30 minuta

17:35, 08/04/2021

Serbia ka blerë tre trena të shpejtë të cilët arrijnë të lëvizin me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë. Trenat e kompanisë së famshme zvicerane Stadler, do të lëshohen në qarkullim deri në fund të këtij viti, në linjën Beograd – Novi Sad.

Mediat serbe raportojnë se në nënshkrimin e marrëveshjes me ministrin serb të Transportit dhe Infrastrukturës, Tomislav Momirovic, ishte prezent edhe ambasadori zviceran në Bedograd.

“Sot, për herë të parë në historinë e saj, Serbia prokuroi trena për shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, të cilat janë të destinuar për trafikun e udhëtarëve në linjën me shpejtësi të lartë Beograd – Novi Sad – Suboticë”, ka thënë ministri serb.

“Këto janë trenat më modernë evropianë, me performancë të shkëlqyeshme, dizajn të bukur, të rehatshëm dhe kapaciteti total i sediljeve është 316, duke përfshirë vendet për akomodimin e njerëzve me lëvizshmëri të zvogëluar. Internet Wi-Fi, ekrane që tregojnë zënien e vendeve, e mini bar, që janë vetëm disa nga përfitimet që do të jenë në dispozicion të udhëtarëve”, tha Momirovic.

Trenat do të lëvizin në linjën me shpejtësi të lartë Beograd – Novi Sad, e cila po punohet aktualisht nga partnerë rusë dhe kinezë, me nënkontraktorët vendas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco