Serbia pritet t'i zbutë masat kufizuese anti-Covid

Serbia pritet t'i zbutë masat kufizuese anti-Covid

15:33, 08/04/2021

Nesër do të mbahet mbledhja e Shtabit të Krizave në Serbi, në të cilën do të diskutohet situata aktuale epidemiologjike, si dhe masat kundër Covid-19.

Tanjug raporton se në këtë mbledhje pritet të zbuten masat kundër virusit.

Kryeministrja e vendit, Ana Brnabiq tha se flet pothuajse çdo ditë me pjesën mjekësore të Shtabit të Krizave dhe e di se cili është pozicioni i tyre.

Po ashtu ajo vuri në dukje se nuk ka nevojë për futjen e detyrimit të vaksinimit në Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco