Bum testesh false nga Ballkani, Austria kryen kontrolle të rrepta udhëtarëve

Bum testesh false nga Ballkani, Austria kryen kontrolle të rrepta udhëtarëve

11:14, 08/04/2021

Autoritetet austriake po kryejnë kontrolle të rrepta në hyrje të vendit dhe gjithnjë e më shumë po hasin teste negative të falsifikuara PCR ose antigjeni, të cilat janë të nevojshme për udhëtimin.

Për muaj me radhë, ekziston një regjim më i rreptë për të hyrë në Austri dhe vetëm një shtetas austriak ose dikush me leje qëndrimi mund të hyjë në vend, me disa përjashtime.

Sidoqoftë, ata që duan të hyjnë duhet të kenë me vete një provë negative të koronavirusit, të cilën duhet ta tregojnë në kufi dhe duhet të regjistrohen paraprakisht përmes internetit, pas së cilës duhet të futen në karantinë për dhjetë ditë.

Për shumë pasagjerë, një provë negative e është padyshim një problem, sepse gjithnjë e më shpesh policia has në teste false.

Në këtë moment, siç raporton e përditshmja "Hojte", u vu re një "bum", kryesisht i testeve false nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Deri në 40 euro, pretendon gazeta, një test i tillë i rremë mund të merret në ato vende, dixhital ose i shtypur në letër.

Kjo është arsyeja pse policia në provincën e Carinthia, në veçanti, kontrollon në detaje testet e udhëtarëve që hyjnë nga Sllovenia.

Një anëtar i policisë i tha televizionit austriak "ATV" se ata ishin trajnuar posaçërisht për të zbuluar teste të falsifikuara.

Ai thotë se ata gjithashtu hasën në teste ku data ishte ndryshuar ose dokumenti ishte plotësisht i rremë.

Kur autoritetet zbulojnë një test të rremë, atëherë personi që e vuri në dispozicion kërcënohet me dënim të ashpër.

Kundër tij po ngrihet një raport, sepse është shkelje e falsifikimit të dokumenteve, për të cilat parashikohet një dënim deri në një vit burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco