Financierët e komandës provincialë të Napolit, Romës, Catanzaros e Reggio Calabrias janë bashkuar me karabinierët, të koordinuar nga strukturat e antimafias dhe antiterrorizmit në Itali, në një megaoperacion ku janë sekuestruar pasuri që kapin vlerën 1 miliardë euro. ANSA raporton se një serë personash janë akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, riciklimin dhe mashtrimin fiskal.
Konkretisht, raporton ANSA, po sekuestrohen pasuri të paluajtshme, kompani dhe para ‘cash’. Operacioni është fryt i 4 hetimeve të ndryshme, të koordinuara nga prokuroritë antimafia të Catanzaros, Reggio Calabrias, Napolit e Romës si dhe nga Drejtoria Kombëtare antimafia.
© SYRI.net