Përkeqësohet gjendja e Navalnyt, fillon të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar

Përkeqësohet gjendja e Navalnyt, fillon të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar

09:19, 08/04/2021

Shëndeti i Alexei Navalny po përkeqësohet dhe tani ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar, thotë avokati i tij.

Javën e kaluar, Navalny filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.

Shtëpia e Bardhë tha se raportet për shëndetin e tij ishin shqetësuese.

Kobzev, i cili e vizitoi Navalnyn të mërkurën, tha në Twitter se ai ndjen dhimbje gjatë ecjes, shkruan BBC.

“Është shumë shqetësuese që sëmundja po përparon qartë sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbët, pëllëmbët dhe kyçet e dorës“, tha ai.

Në fillim të kësaj jave, Navalny u zhvendos në një pavion në qytetin Pokrov pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Ai ishte ankuar për një kollë dhe temperaturë të vazhdueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco