Linjë e re hekurudhore Pragë-Berlin-Bruksel

Linjë e re hekurudhore Pragë-Berlin-Bruksel

16:50, 07/04/2021

Një lidhje e re hekurudhore do të lidhë kryeqytetin çek me Dresdenin, Berlinin, Amsterdamin dhe Brukselin duke filluar nga viti 2022, njoftoi të martën kompania çeke e transportit ”Regiojet”.

Trenat do të nisen nga Praga në mbrëmje dhe do të mbërrijnë në kryeqytetin belg herët në mëngjes.

Në drejtim të kundërt, trenat do të nisen nga Brukseli në mbrëmje herët.

”Shërbimi synon të tërheqë jo vetëm turistë, por edhe udhëtarë biznesi dhe njerëz që punojnë në institucionet e BE”, deklaroi kompania.

Trenat do të kenë gjithashtu edhe krevate dhe qasje falas në internet.

”Regiojet” tashmë operon një lidhje treni natën midis Pragës dhe qytetit lindor sllovak të Kosices.

Gjatë vitit, do të shtohet një lidhje midis Pragës dhe qytetit ukrainas të Lvivit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco