Era luftë: Nxehen tensionet mes dy shteteve

Era luftë: Nxehen tensionet mes dy shteteve

11:46, 07/04/2021

Një anije mallrash iraniane që besohet të ishte baza për Gardat Revolucionare para-ushtarake e ankoruar për vite me ardhë në Detin e Kuq afër Jemenit është sulmuar, ka pranuar televizioni shtetëror i Iranit.

Pranimi i televizionit shtetëror, që citonte mediat e huaja, shënjon komentin e parë iranian për incidentin misterioz të së martës që përfshinte një MV Saviz, i cili dyshohet se drejtohej nga Izraeli.

Sulmi erdhi derisa Irani dhe fuqitë botërore janë ulur në Vjenë për bisedimet e para për mundësinë që ShBA-të t’i ri-bashkohen marrëveshjes nukleare të vitit 2015, shkruan The Guardian

Prezenca e gjatë e anijes në rajon është kritikuar vazhdimisht nga Arabia Saudite. Ekspertët perëndimorë dhe të OKB-kanë thënë se Irani ka qenë duke iu ofruar armë dhe mbështetje tjetër ushtarake rebelëve Houthi të Jemenit.

Irani ka mohuar se po armatoste Houthit, megjithëse komponentët e gjetura në armët e rebelëve tregojnë lidhjen e qartë me Teheranin.

Në një transmetim televiziv, drejtuesi i emisionit përmendi një storjen të New York Times, që citonte një burim anonim amerikan t’i kishte thënë gazetës që Izraeli kishte informuar amerikanët se kishte sulmuar anijen të martën në mëngjes.

Zyrtarët izraelit kanë refuzuar të komentojnë për incidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco