Pse zgjedhjet në Grenlandë po përcillen me aq vëmendje në botë?

Pse zgjedhjet në Grenlandë po përcillen me aq vëmendje në botë?

16:56, 06/04/2021

Grenlanda po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme ditën e sotme që mund të kenë pasoja të mëdha për interesat ndërkombëtare në Arktik.

Territori masiv, që i përket Danimarkës por që është autonome, ndodhet mes Amerikës Veriore dhe Evropës dhe ka popullsi prej 56 mijë banorësh.

Ekonomia e Grenlandës mbahet nga peshkataria dhe subvencionet daneze, por akujt e shkrirë dhe planifikimi i minierave mund të ndryshojë kursin e votës – dhe të ardhmen e territorit, shkruan BBC.

Kjo është ajo që dihet:

Mosmarrëveshjet për projektin kundërthënës në jug të Grenlandës ka ndarë qeverinë dhe ka shtruar rrugën për zgjedhjet e tanishme.

Kompania që ka në pronësi minierën e Kvanefjeldit ka thënë se miniera “ka potencial për t’u bërë prodhuesi më i rëndësishëm në botën perëndimore.

Partia Siumut [Përpara] mbështet zhvillimin e kësaj miniere ndërsa partia opozitare ka ngritur shqetësime për humbjet toksike dhe ndotjen radio-aktive.

E ardhmja e minierës së Kvanefjeldit është e rëndësishme për një numër vendesh, si Astralia e Kina mes tjerave.

Grenlanda ka qenë në ballina ndërkombëtare pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte nënkuptuar se do ta blinte territorin nga Danimarka.

Ky shtet e kishte quajtur idenë “absurde”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco