Protesta masive anti-Covid/ Qytetarët italian bllokojnë autostradën

Protesta masive anti-Covid/ Qytetarët italian bllokojnë autostradën

16:22, 06/04/2021

Pjesa më e madhe e Italisë vijon të jetë në zonë të kuqe për shkak të rasteve të reja me Covid-19. Lehtësimi i masave në disa zona, solli pakënaqësi për këto zona që vazhdojnë të jenë në zonat e kuqe.

Qindra qytetarë dolën në rrugë duke protestuar për masat anti-Covid, pasi prej 5 javësh këto zona të kuqe kanë të ndaluar hapjen e bizneseve.

Qytetarët italianë kanë bllokuar autostradën A16 Napoli-Canosa dhe Castera Sud, duke shkaktuar një kilometër trafik.

Protestat janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim në Campania.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco