Maqedonia e Veriut prej nesër me masa të reja

Maqedonia e Veriut prej nesër me masa të reja

09:22, 06/04/2021

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive që ora policore të fillojë nga ora 20 deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa nga e mërkura mbyllen lokalet, objektet hotelierike, gastronomitë, klubet, fitnes qendrat, grumbullimet, punëtoritë, konferencat dhe bastoret.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe kjo masë do të zgjasë deri më 20 prill dhe ka për qëllim kontrollimin e pandemisë para festave fetare që pasojnë.

“Konsiderojmë se festat që pasojnë mundet në mënyrë plotësuese ta rendojnë pasqyrën epidemiologjike dhe nuk mund të lejojmë një rëndesë shtesë të sistemin shëndetësorë që më pas të mos mund ta menaxhojmë. Për këtë arsye propozohen masat që pasqyra epidemiologjie në vend të arrijë stabilitetin e duhur”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Javën e kaluar, Maqedonia e Veriut ka regjistruar rreth 8.000 raste të reja me COVID-19 dhe 265 viktima. Momentalisht janë mbi 20 mijë raste aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco