Meksikë/ Policia zbulon 8 trupa pa kokë, ja kë bën përgjegjës për krimin monstruoz

Meksikë/ Policia zbulon 8 trupa pa kokë, ja kë bën përgjegjës për krimin monstruoz

09:03, 06/04/2021

Një zbulim tjetër i tmerrshëm është bërë nga autoritetet meksikane pasi gjetën gjithsej 8 trupa pa kokë.

Trupat me kokë të prera u gjetën në Aguililla County, Michoacán dhe autoritetet menjëherë fajësuan  kartelet e drogës CJNG dhe Cárteles Unidos, të cilat po luftojnë për kontrollin e zonës dhe, natyrisht, trafikun e drogës.

Ajo që i shkaktoi edhe më shumë tronditje policisë ishte fakti që 8 trupat kishin shumë plagë me armë zjarri, që do të thotë se ekzekutuesit e tyre thjesht u prenë kokat për të dërguar  një mesazh!

"Trupat janë në klinikat e policisë për një autopsi dhe më shumë informacion për t'u mbledhur," tha zyra e prokurorit lokal në një deklaratë.

Ky krim i shtohet zinxhirit të gjatë dhe  makabër në luftën e kartelit pasi disa ditë më parë oficerët e policisë kishin rënë në një pritë duke rezultuar në vdekjen e 13 personave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco