Protesta të dhunshme në Angli, qytetarët përplasen me policinë, 107 të arrestuar

Protesta të dhunshme në Angli, qytetarët përplasen me policinë, 107 të arrestuar

19:55, 05/04/2021

Mijëra protestues mbushën rrugët e kryqyteti i Anglisë, për të kundërshtuar një projekt-ligj të ri të qëverisë që i jep policisë me shume kompetenca për të kufizuar tubimet.

Protesta u përshkallëzua në dhunë pasi autoritetet u përpoqën të shpërndanin turmën, me argumentin se ishte shkelur ligji kundër masave anticovid që nuk lejon grumbullimet. 107 persona u arrestuan ndërsa 10 policë mbetën të lënduar.

Projekt-ligji i ri i policisë do t’i japë forcave të rendit kompetenca të reja për të vendosur kufij kohore si dhe për të përcaktuar sjelljen e turmave në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco