Pamje rrëqethëse/ Çifti po shëtiste vajzën njëvjeçare në parkun e Manhattanit, sulmohen me thikë

Pamje rrëqethëse/ Çifti po shëtiste vajzën njëvjeçare në parkun e Manhattanit, sulmohen me thikë

19:05, 02/04/2021

Një video e New York Post, shfaq momentin kur një burrë sulmon me thikë një çift dhe vajzën e tyre njëvjeçare në Manhattan.

Gjithçka ndodhi në mënyrë të befasishme dhe pa ndonjë provokim paraprak, ku i dyshuari që mbante një ombrellë po ecte në anën e kundërt të çiftit, që shtynin karrocën në të cilën kishin vajzën njëvjeçare.

Pasi ata ia kthejnë shpinën, i dyshuari iu vërsulet me thikë, babait 23-vjeç, nënës 22-vjeç dhe vogëlushes 1-vjeçare.

Si pasojë e sulmit e ka pësuar paksa vogëlushja që është lënduar mjekër, e sulmuesi pa kaluar shumë orë është arrestuar nga policia.

Ai është dënuar me dënuar me shtatë muaj burgim për tri aktakuza që rëndonin mbi të.

Bëhet fjalë për Darryl Jones 30-vjeç, i cili njihej për policinë për veprat e mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco