Zv.ministri u bë viral pas gafave/ Del vendimi për shkarkimin nga detyra

Zv.ministri u bë viral pas gafave/ Del vendimi për shkarkimin nga detyra

19:43, 01/04/2021

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Taxhikistan u shkarkua nga detyra pasi ngatërroi Korenë e Jugut me atë të Veriut, por gjithashtu raportohet se i kishte harruar emrat përfaqësuesve të UNICEF-it dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Momenti i sikletshem ku u gjend zv.ministri që solli dhe shkarkimin e tij ndodhi gjatë një konference në Dushanbe.

Presidenti taxhik, Emomali Rahmon firmosi lirimin nga detyra më 31 mars te Samariddin Alizoda, më pak se dy javë pasi ai i bëri këto gafa që u bënë virale në rrjetet sociale.

Disa burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, i thanë Radios Evropa e Lirë se Alizoda u shkarkua për shkak të performacës së tij në konferencën për media më 18 mars, ku ai njoftoi për planet e autoriteteve për shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit të AstraZeneca/Oxford.

 “Vaksina e AstraZenecas është zhvilluar në Angli dhe po prodhohet në Belgjikë, po ashtu në Indi dhe Kore të Veriut”, kishte deklaruar Alizoda.

Pasi gazetarët e përmirësuan atë, duke i thënë se kjo vaksinë prodhohet në Kore të Jugut, Alizoda u përgjigj:

“Po, e Jugut, Koreja e Jugut”, duke shtuar se:

“Çfarë dallimi ka? Koreja është Kore”.

Shumë nga pjesëmarrësit në këtë konferencë, pas kësaj deklarate, filluan të qeshnin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco