Konflikti për detin, ministri i Jashtëm grek në 14 Prill shkon në Turqi: Por me një kusht

Konflikti për detin, ministri i Jashtëm grek në 14 Prill shkon në Turqi: Por me një kusht

19:07, 01/04/2021

Nikos Dendias pritet që të vizitojë Turqinë në datë 14 prill. Pavarësisht tensioneve të larta mes dy vendeve dhe kërkesave të Athinës drejtuar BE-së për t’i vendosur sanksione Ankarasë, Dendias ka vendosur që të vizitojë Turqinë për të ulur tensionet. Por vizita ka një kusht, sipas ministrisë së Jashtme greke; “nëse do ta lejojnë rrethanat”.

Por cfarë kupton pala greke më këtë kusht? “Nëse ka një de-përshkallëzim të qartë dhe të vazhdueshëm, të paktën një përmirësim të klimës, e cila do të lejojë një dialog konstruktiv mes dy vendeve” deklaroi zyrtari i ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Papaioannou.

I pyetur në lidhje me axhendën, ai vuri në dukje se do të jetë takimi i parë në nivelin e Ministrave të Jashtëm midis dy vendeve në Ankara, të paktën në 4 vitet e fundit dhe të dy palët pritet të ngrenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit rajonal. Ai përsëriti se problemi i vetëm midis Greqisë dhe Turqisë është caktimi i kufijve të EEZ dhe shelfit kontinental, i cili duhet të zgjidhet në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me vizitën e ardhshme të Presidentëve të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian në Turqi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme vuri në dukje se ata do të shkonin në turne më të gjera në rajon dhe mbajti nga Deklarata e Këshillit Evropian paragrafin që BE është gati "Të fillojë dialog të nivelit të lartë me Turqinë mbi çështje me interes të përbashkët, të tilla si shëndeti publik, klima dhe kundër-terrorizmi, si dhe çështjet rajonale"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco