Jini të përulur, u tha Papa priftërinjve, kur filloi ceremoninë e Pashkëve

Jini të përulur, u tha Papa priftërinjve, kur filloi ceremoninë e Pashkëve

13:54, 01/04/2021

Vatikan - Papa Françesku u bëri thirrje priftërinjve që të ishin të përulur si Jezusi ndërsa ai  e nisi Triditëshin e Shenjtë të Pashkëve me një meshë të së Enjtes së Shenjtë.

E enjtja e Madhe është dita që të krishterët përkujtojnë ditën kur Jezusi themeloi priftërinë.

Papa, udhëheqësi i kishës katolike romake me 1.3 miliardë anëtarë,  e dha Meshën në një pjesë dytësore të Bazilikës së Shën Pjetrit për afro 200 njerëz në vend të gati 10,000 pjesëmarrësve në të kaluarën.

Kjo është Pashka e dytë radhazi nën kufizimet e COVID-19. Vatikani ndjek udhëzimet nga Italia, e cila ka parë një ringjallje të infeksioneve dhe vdekjeve.

Papa Francis, 84 vjeç, bekoi vajrat për sakramentet e Kishës dhe i udhëhoqi kardinalët, peshkopët dhe rreth 75 priftërinj në rinovimin e zotimeve të tyre.

Në homelinë e tij, Françesku u kërkoi priftërinjve që të ishin të përulur, duke i kujtuar ata se Jezui u kujdes për mëkatarët dhe të dëbuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco