Po zgjat pandeminë/ OBSH kritika Europës: Ritmi i ngadaltë i vaksinimit, i papranueshëm

Po zgjat pandeminë/ OBSH kritika Europës: Ritmi i ngadaltë i vaksinimit, i papranueshëm

12:10, 01/04/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar Europën për ritmin e ngadaltë të vaksinimit duke thënë se kjo situatë është e papranueshme, sepse po zgjat pandeminë.

“Ritmi i ngadaltë i vaksinimit po zgjat pandeminë. Vaksinat janë mënyra më e mirë për të parandaluar Covid-19. Jo vetëm që funksionojnë, por janë shumë të efektshme edhe në uljen e infektimeve. Vaksinimi po bëhet me një ngadalësi të papraueshme”, ka thënë në një deklaratë drejtori i OBSH-së në Europë, Hans Kluge.

“Për të qenë të qartë; procesi duhet shpejtuar duke rritur prodhimin e vaksinave, duke shmangur pengesat dhe duke përdorur edhe dozën e fundit në magazinë. Tani për tani, situata në Europë është më shqetësuesja që kemi parë gjithë këtë muaj”, vijo më tej ai.

Në zonën e Europës , e cila për OBSH përfshin Rusinë dhe shumë vende të Azisë Qendrore, numri i vdekjeve të reja tejkaloi 24,000 javën e shkuar dhe po i afrohet shpejt një milionëshit. Ndërkohë numri javor i rasteve të reja ka arritur në 1.6 milion infektime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco