Të shtëna në Kaliforni: Katër të vrarë, përfshirë një fëmijë

Të shtëna në Kaliforni: Katër të vrarë, përfshirë një fëmijë

10:26, 01/04/2021

Katër njerëz, duke përfshirë një fëmijë, u vranë, ndërsa një person i pestë u plagos në një të shtënë në një ndërtesë zyre në Kaliforninë Jugore. 

Të shtënat ndodhën të Mërkurën rreth orës 5:30 pasdite me kohën lokale, në një ndërtesë dykatëshe në Orange, në jug të Los Anxhelosit.

Zyrtari i policisë Jennifer Amat tha se të shtënat vazhduan pas mbërritjes së policëve dhe se policia plagosi të dyshuarin, i cili u transferua në spital në një gjendje të rëndë.

Detaje të tjera ishin të paqarta, përfshirë motivin e sulmit.

"Policia arriti ndërsa po ndodhte të shtënat dhe gjeti disa viktima në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe vdekjet. Policia hapi zjarr gjithashtu. Situata është stabilizuar dhe nuk është një kërcënim për publikun," u njoftua.

Shërbimi zjarrfikës u kujdes për gjashtë pacientë dhe dy u dërguan në spital, tha shefi i policisë Sam Ahumada.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco