Toni Kross denoncon kushtet e punës në Katar

Toni Kross denoncon kushtet e punës në Katar

17:40, 31/03/2021

Gjatë këtyre kualifikuesve për Kupën e Botës 2022 në Katar, lojtarë të ndryshëm të futbollit botëror dhanë mesazh në lidhje me të drejtat e njeriut, si ato të kombëtares gjermane . Një nga futbollistët e kombëtares gjermane, Toni Kroos, ka folur për kushtet e punës në Katar, të cilat ai i konsideron të papranueshme.

“Punëtorët migrantë punojnë çdo ditë  pa ndërprerje në teperaturë 50 gradë. Vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm, mungesa e ujit të pijshëm dhe temperaturat e larta. Të gjitha këto pika janë absolutisht të papranueshme, ” tha ai për AS . Ashtu si shoku i tij i ekipit Joshua Kimmich dhe trajneri i tij, mesfushori i Real Madrid kërkonte të përçonte një mesazh, pa bërë thirrje për një bojkot që ai nuk do ta konsideronte domosdoshmërisht të dobishëm për të përmirësuar kushtet e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco