Dalja e parë televizive pas humbjes së zgjedhjeve, Trump synon të kandidojë sërish në 2024

Dalja e parë televizive pas humbjes së zgjedhjeve, Trump synon të kandidojë sërish në 2024

15:45, 31/03/2021

Donald Trump ka dhënë sinjale se do të kandidojë për president sërish në vitin 2024 gjatë intervistës së tij të parë televizive që pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i 45-të i SHBA-ve u pyet nga nusja e tij Lara Trump nëse mbështetësit e tij mund t’i mbanin shpresa se ai mund të kandidonte sërish.

Trump u përgjigj: Po keni shpresë, këtë mund t’ju them, që keni shpresë. Ne e duam vendin tonë, këtë vend, dhe i detyroheshim shumë, por tani duhet ta ndihmojmë.”

Gjatë intervistës që zgjati rreth 18 minuta, Trump foli edhe për momentin kur presidenti amerikan Joe Biden u rrëzua nga shkallët ndërsa ngjitej për në Air Force One.

Gjithashtu, Trump tregoi sesa i mërzitshëm ishte bërë Twitter-i tashmë që ai nuk është më në këtë rrjet social. Kjo ishte hera e parë që 74-vjeçari shfaqet në një intervistë televizive pasi humbi zgjedhjet kundër Joe Biden dhe u largua nga Uashingtoni.

Edhe një herë, ish-presidenti theksoi se zgjedhjet ishin të vjedhura.

 
0:01 / 18:00

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco