Kremlini: Ne nuk duam luftë me Ukrainën

Kremlini: Ne nuk duam luftë me Ukrainën

15:18, 31/03/2021

Kremlini ka shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e tensioneve në Ukrainën lindore dhe frikën se forcat e qeverisë ukrainase mund të provokojnë një rifillim të konfliktit me separatistët pro-rusë.

Të martën, Kiev akuzoi Rusinë për grumbullimin e trupave në kufirin me Ukrainën dhe separatistët për shkelje sistematike të armëpushimit.

Rreth 14,000 njerëz kanë vdekur që nga shpërthimi i konfliktit në Ukrainën lindore në 2014, pretendon Kievi.

"Ne shprehim shqetësimin tonë, sepse pala ukrainase mund të ndërmarrë veprime provokuese që do të çonin në luftë, të cilat ne me të vërtetë nuk duam t'i shohim," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Unë dua të them luftën civile, e cila tashmë ekziston atje, u tha Peskov gazetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco