Mediat hungareze, peticion Orbanit: Mos na ndaloni të shohim spitalet, të intervistojmë mjekët

Mediat hungareze, peticion Orbanit: Mos na ndaloni të shohim spitalet, të intervistojmë mjekët

10:35, 31/03/2021

Sistemi i kujdesit shëndetësor të Hungarisë është vënën nën presion të madh në ekstremet e tij, ka thënë qeveria, pavarësisht nga një program vaksinimi që ka arritur në një të pestën e popullsisë tashmë, një nga proceset më të shpejta të imunizimit në Evropë.

Marton Dunai raporton për Reuters se dhjetëra media të pavarura hungareze kanë botuar një letër të hapur sot duke kërkuar që qeveria e kryeministrit Viktor Orban t'i japë fund ndalimit të raportimeve mbi sistemin shëndetësor gjatë pandemisë. Qeveria ka thënë se vetëm mediat shtetërore do të lejohen të futen në spitale dhe qendra vaksinimi dhe e ka mohuar se ka kufizuar raportimin.

Gazetarët thanë se atyre u ndalohej të flisnin me mjekë. Telefonatat i shkonin rregullisht Ministrisë së Shëndetësisë. "Mjekët dhe infermierët nuk janë të lirë të flasin me publikun, ndërsa gazetarët nuk lejohen në spitale, kështu që ne nuk mund të vlerësojmë se çfarë ndodh atje", lexohet në letrën e botuar në 28 gazeta të pavarura, faqe në internet dhe media të tjera.

Gazetarët i kërkuan Orbanit që t'i linte të punonin brenda ambienteve të spitalit dhe qendrave të vaksinimit, të lejonte punonjësit e kujdesit shëndetësor të flisnin me gazetarët dhe të zëvendësonin informimet e kufizuara ditore me informacione në kohë reale.

Kishte më shumë se 12,000 pacientë me koronavirus në spital të martën, 1,492 prej tyre në ventilator, tha qeveria.

Vendi evropian prej 10 milionë banorësh ka regjistruar viktimat më të larta ditore për frymë në botë për disa ditë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco