Fëmija që vuri SHBA-n në panik me postimin e tij në faqen e Forcave Bërthamore

Fëmija që vuri SHBA-n në panik me postimin e tij në faqen e Forcave Bërthamore

21:31, 30/03/2021

Një postim në llogarinë e Twitterit të Komandës Strategjike të SHBA-së, trazoi jo pak ujërat dhe nxiti dyshime.

Në llogarinë e Komandës që drejton forcën e armëve bërthamore të ushtrisë amerikane, lexohej vetëm një bashkim shkronjash dhe simbolesh, “;l;;gmlxzssaw”.

Pas këtij statusi që u fshi disa minuta më vonë, nisën dyshime se llogaria ishte hakuar ndërsa disa të tjerë sugjeruan se postimi ishte një kod i lëshimit bërthamor.

Në fakt, sipas Komandës Strategjike Amerikane, çështja është shumë e thjeshtë. Komanda sqaron se një nga personat që menaxhon këtë llogari e ka lënë atë hapur për disa minuta dhe postimi është bërë nga një fëmijë.

“Absoltisht, asgjë e keqe nuk ka ndodhur”, thuhet në deklaratën e Komandës Strategjike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco