Donald Trump lanson faqen e tij zyrtare në internet

Donald Trump lanson faqen e tij zyrtare në internet

08:49, 30/03/2021

Ish-presidenti Donald Trump ka lansuar faqen e tij zyrtare www.45office.com një platformë zyrtare për të qëndruar në kontakt me mbështetësit e tij dhe për të prezantuar punën e tij.

Në faqen e parë të llogarisë së tij paraqiten shumë foto të Trump me personalitete të ndryshme por edhe me gruan e tij Melania.

Uebi përmban gjithashtu një përmbledhje me arritjet e e ish-presidentit të SHBA dhe kryesisht përqëndrohet në arritjet që ai i ka vlerësuar si më të mëdhaja gjatë qeverisjes ku përfshihet siguria kufitare, sigurinë e energjisë, forcimin e NATO-s dhe aleancave të tjera ndëkrombëtare, por edhe në lidhje me menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Megjithatë, nuk ka asnjë referencë për skandalet, korrupsionin, hetimet dhe dy referencat për gjyqin e Donald Trump.

Ish - presidenti vazhdon të ketë ndikim të konsiderueshëm në Partinë Republikane , megjithë humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, dhe është përmendur si një kandidat i mundshëm përsëri në 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco