Mali i Zi me qëndrim skandaloz për gjenocidin në Srebrenicë, ja reagimi i ashpër i SHBA-së

Mali i Zi me qëndrim skandaloz për gjenocidin në Srebrenicë, ja reagimi i ashpër i SHBA-së

23:42, 29/03/2021

Ambasada e ShBA-së në Podgoricë ka denoncuar një qëndrim të Qeverisë së Malit të Zi në lidhje me masakrën e Srebrenicës.

Srebrenica është njohur edhe ndërkombëtarisht si gjenocid, por duket se kjo nuk ka mjaftuar për Qeverinë e Malit të Zi që ka qëndrime të hapura pro-serbe.

Kjo ka irrituar Ambasadën e ShBA-së në Podgoricë, e cila qartë thotë se është “shqetësuar” nga komentet “që hedhin dyshime për atë që ndodhi në Srebrenicë më 1995”.

Kjo Ambasadë i ka bërë thirrje Qeverisë, që ta quajë masakrën e Srebrenicës me emrin që kishte – gjenocid.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco