Ajri i ndotur mbyll shkollat në Nepal

Ajri i ndotur mbyll shkollat në Nepal

21:00, 29/03/2021

Qeveria e Nepalit ka urdhëruar mbylljen e shkollave për shkak të ndotjes atmosferike, gjë që nuk ka ndodhur në atë vend që është i njohur për Himalajet.

Kryeqyteti Kathmandu, aktualisht është ndër qytetet më të ndotura në botë pasi vlera e indeksit të cilësisë së ajrit ishte më e lartë se 300 në fund të javës së kaluar, e cila është një nivel i lartë i ndotjes.

“Është vendosur të mbyllen shkollat deri të premten. Sipas njohurive tona, kjo është hera e parë që shkollat janë mbyllur për shkak të ndotjes”, tha Deepak Sharma, zëdhënës i ministrisë së arsimit.

Dukshmëria e dobët për shkak të ndotjes prishi orarin e fluturimeve në aeroportin e Kathmandu, duke shkaktuar vonesa disa orëshe. Të premten, aeroporti u mbyll sepse dukshmëria ishte nën 1,000 metra, por u hap në të njëjtën ditë.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco