Shembet pallati në Egjipt/ 25 të vdekur, gjendet i gjallë foshnja 6-muajshe

Shembet pallati në Egjipt/ 25 të vdekur, gjendet i gjallë foshnja 6-muajshe

17:22, 29/03/2021

Ditën e djeshme një ndërtesë 10 katëshe u shemb në zonën Gesr Suez, të Kajros.

Numri i të vdekurve u rrit në 25 persona, ndërsa punëtorët e kërkim-shpëtimit nxorrën nga rrënojat një foshnjë 6-muajshe, të gjallë.

Nëna, babai dhe motra e foshnjës u gjetën të vdekur, por ekipet vazhduan të kërkonin vëllain e madh, i cili ishte zhdukur.

Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Një komitet inxhinierik u formua për të shqyrtuar integritetin strukturor të ndërtesave, pasi 25 njerëz humbën jetën dhe 26 persona u plagosën.

Rrëzimet e ndërtesave nuk janë të rralla në Egjipt, ku ndërtimi i dobët është i përhapur në lagjet e varfra dhe zonat rurale. Me pasuritë e patundshme me një çmim më të lartë në qytete të mëdha si Kajro dhe qyteti mesdhetar i Aleksandrisë, ndërtuesit që kërkojnë fitime më të mëdha shpesh shkelin lejet e ndërtimit duke shtuar kate, pa lejet e duhura.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco