Zhbllokohet Kanali i Suezit, pas humbjeve miliardëshe

Zhbllokohet Kanali i Suezit, pas humbjeve miliardëshe

15:43, 29/03/2021

Anija  e cila kishte bllokuar Kanalin e Suezit për gjashtë ditë është zhvendosur me sukses dhe "nuk është më në tokë", ka konfirmuar autoriteti i Kanalit.

Autoriteti i Kanalit të Suezit tha në një deklaratë se anija masive me kontejnerë u zhblloku plotësisht të hënën dhe trafiku në rrugën ujore do të rifillonte.

Një kompani e shërbimit të kanalit gjithashtu konfirmoi që Ever Given nuk ishte më e bllokuar.

Miliarda dollarë llogariten humbjet nga kjo bllokadë, për shkak të pengesave në tregtinë ndërkombëtare që kalon nga Kanali i Suezit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco