Varianti ‘kinez’ i kanalit të Suezit, kamioni bllokon autostradën

Varianti ‘kinez’ i kanalit të Suezit, kamioni bllokon autostradën

14:11, 29/03/2021

Tre ditë pasi anija e transportit Ever Given "Evergreen" u përplas në Kanalin e Suezit dhe bllokoi një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë, një foto u botua në rrjetin social kinez "Sina Weibo" që tregon një kamion duke transportuar një kontejner me me logon "Evergreen" bllokoi në mënyrë të ngjashme trafikun në autostradën në qytetin kinez të Nanjing.

Me sa duket, fotografia është marrë nga pamjet e kamerave të vëzhgimit në autostradën "Changchun-Shenzhen", dhe trafiku u bllokua për shkak të aksidentit që ndodhi më 27 Mars në mëngjes.

Të dhënat nga fotografia sugjerojnë se bllokada ndodhi më së voni në orën 9 dhe 55 në kohën lokale.

Media lokale dhe ndërkombëtare menjëherë vunë në dukje ngjashmërinë midis bllokadës së trafikut në Kinë dhe asaj në Kanalin e Suezit.

Fotoja tregon se kamioni u gjet gjithashtu në një kënd prej 45 gradë, dhe automjetet e tjera ishin grumbulluar pas tij.

China Times shkruan se kompania e transportit "Evergreen" nuk ka një degë që merret me transportin rrugor të mallrave në Kinën kontinentale.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco