Joe Biden dënon ashpër dhunën në Mianmar

Joe Biden dënon ashpër dhunën në Mianmar

13:16, 29/03/2021

Presidenti Joe Biden ka dënuar ashpër dhunën në Mianmar që la të vdekur shumë se 100 persona- përfshirë disa fëmijë në ditën më të përgjakshme që nga grushti i shtetit dy muaj më parë.

Ushtarët dhe policia kanë vrarë qindra persona në shtypjen brutale gjatë javëve të protestave masive që kërkojnë rivendosjen e demokracisë dhe lirimin e udhëheqëses  civile  Aung San Suu Kyi.

Të paktën 107 njerëz të tjerë u vranë të shtunën, sipas një deklaratë të Kombeve të  Bashkuara. Numri i të viktimave që prej grushtit të shtetit të 1 shkurtit është rritur në të paktën 459, sipas grupit të monitorimit të Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP).

AAPP tha se 13 të tjerë u vranë të dielën, pas ditës më vdekjeprurëse të dhunës në tetë javë pas grushtit të shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco