Kjo biznesmene amerikane rrëfen lidhjen me Boris Johnson, e quan atë si 'frikacak’

Kjo biznesmene amerikane rrëfen lidhjen me Boris Johnson, e quan atë si 'frikacak’

19:14, 28/03/2021

Biznesmenia amerikane, Jennifer Arcuri ka treguar për lidhjen e saj katër-vjeçare me kryeministrin britanik Boris Johnson midis 2012 dhe 2016, në një intervistë ekskluzive me Sunday Mirror.

Arcuri tha se dyshja ndanë një “tërheqje fizike dhe intelektuale” pasi u takuan, ndërsa ajo ishte studente në 2011 dhe ai ishte kryetari i Bashkisë së Londrës, i martuar me avokaten Marina Wheeler, me të cilën ai ka katër fëmijë.

“Ne ishim në një marrëdhënie intime për katër vjet,” tha ajo. “Unë e kam dashur atë, dhe me një arsye të mirë. Por njeriu që mendova se e njihja nuk ekziston më.”

Pa një takimi në një event në vitin 2011, rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri në vitin 2012, kur ajo doli vullnetare për të punuar për fushatën e tij rizgjedhëse.

Një detaj interesant që ajo përmend në intervistë është emri që ajo i kishte shënuar në telefon, “Alex i Madh”, për emrin e tij të mesëm dhe pasionin për antikitetin.

“Takoheshim një herë në javë, ai nuk i mbante dot duart larg nga unë. Patëm një tërheqje të fortë fizike dhe intelektuale të ndërsjellë. Kishim një dashuri Shekspiriane”, rrëfen Arcuri.

Biznesmenia ka shkuar më tej duke zbuluar se kryeministri i ishte lutur për të bërë bashkë foto intime. Arcuri thotë se ndjenjat ndaj tij ndryshuan që kur në media doli lidhja e tyre dhe akuzave se Boris Johnson i kishte dhënë trajtim ndryshe me grante publike.

Për Sunday Mirror ajo tha: ‘Ai u frikësua nga publikimi i lidhjes tonë dhe u largua’.

“Një udhëheqës i shkëlqyeshëm është karizmatik, i guximshëm dhe kurajoz. Asnjë nga këto fjalë do të përdorja për të përshkruar Boris Johnson.”- shprehet Arcuri.

‘Greater London Authority’ aktualisht po heton nëse Z. Johnson ka shkelur Parimet ‘Nolan’ të Jetës Publike, kodin e sjelljes me të cilin kryebashkiaku i qytetit pritet të respektojë, duke mos rrëfyer lidhjen e tij me Arcuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco