SHBA: Sanksionet e Kinës kundër zyrtarëve amerikanë janë të pabazuara

SHBA: Sanksionet e Kinës kundër zyrtarëve amerikanë janë të pabazuara

12:40, 28/03/2021

Ministri i Jashtëm amerikan Anthony Blinken dënoi sanksionet "e pabazuara" të Kinës ndaj dy zyrtarëve amerikanë lidhur me çështjen e pakicës muslimane Ujgure në Kinë, duke thënë se kjo vetëm do të rriste "vëmendjen ndërkombëtare" ndaj "gjenocidit" në provincën Xinjiang të Kinës.

"Përpjekjet e Pekinit për të frikësuar dhe heshtur ata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore vetëm po forcojnë më tej fokusin e vëmendjes ndërkombëtare mbi gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit që ndodhin në Xinjiang," tha Blinken në një deklaratë të lëshuar mbrëmë.

Kina njoftoi dje se po vendos sanksione kundër dy amerikanëve, një kanadez dhe një komision parlamentar kanadez për të drejtat e njeriut, në përgjigje të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara dhe Kanada vendosën ndaj Kinës këtë javë për shkak të trajtimit të saj ndaj pakicës Ujgur.

Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër disa zyrtarëve politikë dhe ekonomikë në Xinjiang të hënën dhe Kina u hakmor duke vendosur sanksione kundër zyrtarëve evropianë dhe britanikë.

"Ne qëndrojmë në solidaritet me Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe partnerë dhe aleatë të tjerë në të gjithë botën në një përpjekje për t'i dhënë fund abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve kundër Ujgurëve me shumicë Myslimane dhe anëtarëve të grupeve të tjera etnike dhe fetare të pakicave në Xinjiang dhe për të liruar ata që u arrestuan në mënyrë arbitrare, "tha Blinken.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco